Sociedad shokon Realin

Futboll

Sociedad shokon Realin

Nga: K. G. Më: 2 maj 2023 Në ora: 23:58
Sociedad

Sociedad ka treguar lojë të madhe, duke triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Real Madridit.

Vendasit arritën tre pikë të mëdha për t’u kualifikuar në garat e Champions League dhe në anën tjetër Reali rrezikon pozitën e dytë.

Në minutën e 47-të, MIlitao bëri gabim trashanik, duke e rikthyer topin nga portieri Courtois, por nuk e arriti dhe Kubo realizoi nga afërsia për 1:0.

Barrenetxea në minutën e 85-të i jep goditje shkatërruese Realit, 2:0.

Duhet theksuar se nga minuta e 61-të Reali mbetet me një lojtar me pak, pasi që Carvajal u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Reali me këtë humbje rrezikon pozitën e dytë. 

Barcelonës i duhet edhe një pikë dhe të shpallet kampion i ri. 

Barcelona kryeson me 82 pikë, pason Reali me 68, Atletico 66 (një ndeshje më pak) Sociedad 61 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat