City kërkon fitoren ndaj West Hamit dhe vendin e parë në Premier Ligë

Futboll

City kërkon fitoren ndaj West Hamit dhe vendin e parë në Premier Ligë

Më: 3 maj 2023 Në ora: 09:48
City kërkon fitoren ndaj West Hamit dhe vendin e parë në Premier Ligë

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Manchester Cityt dhe West Hamit, ndeshje kjo e mbetur e xhiros së 28 të Premier Ligës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, City e mposhti Fulhamin 2:1, kurse West Hami u mposht 4:3 nga Crystal Palace, raporton KosovaPress.

Momentalisht, City gjenden në vendin e dytë në tabelë në kuotën e 76 pikëve, ku fitorja sot e ngjet në pozitën e parë, në vendin e Arsenalit që ka 78 pikë.

Në anën tjetër, West Hami renditet në vendin e 15 në tabelë me 34 pikë të arkëtuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin gusht të vitit të kaluar, ku asokohe City regjistroi fitore solide 2:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Cityn nuk do të paraqitet Ake, Mendy dhe De Bruyne, kurse te West Hami mungojnë Scamacca dhe Zouma.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Manchester City (4-2-3-1): Ederson; Walker, Stones, Dias, Akanji; Rodri, Gundogan; Foden, Alvarez, Grealish; Haaland

West Ham (5-3-2): Fabianski; Coufal, Kehrer, Aguerd, Ogbonna, Cresswell; Soucek, Rice, Paqueta; Bowen, Antonio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat