Tirana ndal Vllazninë kryesuese

Futboll

Tirana ndal Vllazninë kryesuese

Më: 3 maj 2023 Në ora: 13:44

Teksa kanë mbetur vetëm 2 javë larg epilogut të edicionit të dytë të kampionatit U-16 për vajza, gara vijon të jetë ende e hapur në të dyja grupet.

Për dy ekipet që do të kalojnë në fazën play-off. Java e tetë prodhoi spektakël dhe ndeshje të forta, në grupin A, ashtu edhe në grupin B.

Në grupin A spikati klasikja mes Vllaznisë dhe Tiranës. Shkodranet u ndalën në shtëpi nga vajzat bardheblu me rezultatin 2-2.

Kryeqytetaset kaluan të parat në avantazh me Agon e Hysenajn, ndërsa kampionet në fuqi barazuan rezultatin me Borcin e Kodrën.

Pavarësisht barazimit, shkodranet vijojnë të ruajnë kryesimin e grupit A me 20 pikë, të ndjekura nga Tirana me 4 pikë më pak.

Në ndeshjet e tjera, Elbasani mposhti Kinostudion 4-1. Një tre pikësh mjaft i rëndësishëm për Elbasanin, që mbetet në garë për vendin e dytë. Nuk pati surpriza mes Egnatias dhe Teutës, me durrsaket që fituan me rezultatin e pastër 5-0.

Ndeshjet e javës së tetë të kampionatit të vajzave, grupi A

Vllaznia-Tirana 2-2
KF Egnatia-Teuta 0-5
A.F.F Elbasani-Kinostudio 4-1

Renditja e ekipeve në grupin A:

Vllaznia 20 pikë
Tirana 16 pikë
AFF Elbasani 14 pikë
Kinostudio 8 pikë
KF Teuta 6 pikë
KF Egnatia 3 pikë

Në grupin B, Apolonia mori fitoren e tetë radhazi në kampionat. Këtë javë triumfoi ndaj Lushnjes me rezultatin 3-0. Në derbin myzeqar, fieraket ishin dominuese, duke e mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë me golat e shënuar nga Sinaj, Malaj e Rakipaj.

Me këtë fitore, Apolonia siguroi kreun e grupit B dhe gjysmëfinalet e këtij edicioni. Duke qenë edhe një nga pretendentet kryesore për titullin kampion. Në takimet e tjera, Vlora mposhti me shifrat e thella 6-0 ekipin e Bylisit. Nuk pati surpriza as në sfidën Skënderbeu-Pogradeci, ku këto të fundit triumfuan me përmbysje 1-2.

Korçaret kaluan të parat në avantazh me Cenkon, që në minutën e 5′. Pogradecaret barazuan fillimisht me Likollarin në minutën e 58-të të fraksionit të dytë, ndërsa Poce përmbysi rezultatin në të 67′. Duke i dhënë tre pikë të rëndësishme Pogradecit, që tashmë renditet në vendin e dytë me 18 pikë.

Ndeshjet e javës së tetë të kampionatit të vajzave, grupi B

Apolonia-Lushnja 3-0
Bylis-FC Vlora 0-6
Skënderbeu-Pogradeci 1-2

Renditja e ekipeve në grupin B:

Apolonia 24 pikë
Pogradeci 18 pikë
FC Vlora 16 pikë
Lushnja 7 pikë
Skënderbeu 3 pikë
Bylis 0 pikë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat