Malisheva dhe Trepça ’89 luajnë për mbijetesë, formacionet zyrtare

Futboll

Malisheva dhe Trepça ’89 luajnë për mbijetesë, formacionet zyrtare

Më: 3 maj 2023 Në ora: 14:21
Pamje nga një ndeshje

Malisheva dhe Trepça ’89 kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Malishevasit janë nikoqir të mitrovicasve në ndeshjen shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” nga ora 15:00.

Ekipi i Bylbyl Sokolit vjen në një formë pozitive me dy fitore radhazi dhe synon të tretën ndaj rivalit direkt për mbijetesë dhe tri pikë nga ky takim do të jepnin sado pak siguri për shpëtim në katër ndeshjet tjera të mbetura.

Në anën tjetër, ekipi i Shpëtim Idrizit vjen nga një humbje dhe një barazim, por synon tri pikët ndaj rivalit direkt pasi do ta kalonte Malishevën në tabelë, duke shmangur edhe zonën e barazhit.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Malisheva: Gashi; Pira, Bihorac, Kryeziu, Veliu; Vitija, Maliqi, Bruti; Hajdari, Sobowale, Tolaj;

Trepça ’89: Kaqiu, Sahiti, Mashau, Augustine, Dumani; Nimani, Oyekanmi; Rrahmani, Sekiraqa, Gashi; Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat