Newcastle është i vendosur

Futboll

Newcastle është i vendosur

Më: 3 maj 2023 Në ora: 15:17
Raphinha

Newcastle vazhdon të konfirmojë se Raphinha është një nga objektivat e mëdha për këtë merkato të verës së ardhshme dhe informacionet më të fundit që vijnë nga Anglia tregojnë se “laraskat” mund të thyejnë rekordin e tyre të të gjitha kohërave në një transferim për të marrë lojtarin brazilian të Barcelonës.

Raphinha mban një CV të mirë në Premier League pas sezoneve të tij të mira në Leeds United dhe gazeta “The Cronicle”, me qendër në Newcastle, raportoii se skuadra veriore do të jetë e gatshmë të paguajë 80 milionë euro për sulmuesin brazilian.

Shuma në fjalë do të ishte më e larta e paguar ndonjëherë nga ata, duke tejkaluar 70 milionë që shpenzuan për suedezin Isak.

Gazetari Gerard Romero gjithashtu konfirmoi se Barça dhe Newcastle kanë arritur një marrëveshje verbale për shifrat e 80 milionë eurove.

Në sezonin e tij debutues me Barçën, Raphinha ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 11 herë në 45 ndeshje dhe është një lojtar shumë i rëndësishëm në këtë fund sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat