Napoli do të ketë një tjetër rast

Futboll

Napoli do të ketë një tjetër rast

Më: 3 maj 2023 Në ora: 17:16
Spalletti

Kundër Salernitanës, Napoli humbi “match-point”-in e parë për titullin e tretë historik për klubin.

Tani Napoli do të ketë një tjetër rast të mbyllin këtë çështje nëse do të bëjnë detyrën në duelin me Udinezen.

Në vigjilje të këtij takimi trajneri i Napolit, Spalletti, nuk u përmbajt duke konsideruar si fondamental triumfin në kampionat.

“Titullin kampion po e presim me shumë dëshirë.

Sa më shumë kalojnë ditët aq më i madh do të jetë gëzimi.

Them se momenti kur do të shpallemi kampion do të bëjë që të jetoj të gjithë jetën i lumtur”, tha Spalletti, për titullin, i cili mungon në Napoli prej 33 vitesh.

“Do të vazhdoj të jem trajner i Napolit edhe në vitet në vazhdim pasi nuk dua të ndalemi me kaq. Me këtë ekip kemi plane të mëdha dhe për këtë motiv them se do të ishte mirë që të firmosja zgjatjen e kontratës”, theksoi tekniku toskan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat