Malisheva bën një hap drejt sigurimit të ekzistencës, Trepça ’89 në krizë të madhe

Futboll

Malisheva bën një hap drejt sigurimit të ekzistencës, Trepça ’89 në krizë të madhe

Nga: K. Goca Më: 3 maj 2023 Në ora: 17:18
Malisheva

Malisheva ka shënuar fitore të madhe dhe e bën hapin e madh drejt sigurimit të ekzistencës në elitën e futbollit të Kosovës.

Malishevasit si vendas shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Trepçës ’89. 

Mitrovicasit janë thelluar në krizë të madhe dhe tani kanë pikë baras me vendin e nëntë Ferizajn, pozitë që shpie një rang më poshtë. 

Bleart Tolaj ka shënuar në minutën e 32-të për fitoren e madhe të skuadrës së Malishevës.

Pas javës së 32-të, Malisheva renditet në vend të shtatë me 39 pikë dhe Trepça ’89 në të tetin me 34 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat