Vavalis flet para duelit me Llapin

Futboll

Vavalis flet para duelit me Llapin

Më: 3 maj 2023 Në ora: 18:44
Vavalis

Drita do të përballet me Llapin në kuadër të xhiros së 32-të në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis ka dalë në konferencë për shtyp para kësaj sfide, duke thënë se janë të fokusuar vetëm te Llapi dhe nuk mendojnë njëherë për Ballkanin.

“Kam biseduar me futbollistët dhe ju kam thënë se duhet të jenë të fokusuar te ndeshja e nesërme,

Janë të fokusuar, kemi diskutuar shumë dhe duhet të jenë të koncentruar në ndeshjen e radhës, pavarësisht që opinionet nga jashtë njerëzit mendojnë për ndeshjen direkte me Ballkanin”.

“Por, ne realisht kemi biseduar dhe janë shumë të koncentruar te ndeshja e nesërme me Llapin.

Në përgjithësi shkoi mirë duhet të jemi të kënaqur, por tani kemi shumë pak kohë për t’u koncentruar dhe bëhemi gati mentalisht e fizikisht dhe deri më tani kemi analizuar shumë”.

“Motivi te çdo lojtarë dhe tifozët janë në nivel shumë të lartë, shumë të lumtur t’i fitojmë ndeshjet edhe për ata”.

“Kam ardhur për të bërë më të mirën dhe nëse këtë vit është shumë vonë për ndryshime do te mund ta shohim në edicionin tjetër”, ka thënë Vavalis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat