Ismajli nuk do të jetë më mbrojtësi më i nënvlerësuar i Shqipërisë

Futboll

Ismajli nuk do të jetë më mbrojtësi më i nënvlerësuar i Shqipërisë

Më: 3 maj 2023 Në ora: 19:09
Ismajli

Ardian Ismajli ka mbajtur mbi supe mbrojtjen e Shqipërisë prej kohësh.

Për shkak të emrave të ekipeve modeste ku ka luajtur ky futbollist, megjithëse pjesë e një prej kampionateve më të forta në botë si Seria A, ka ndikuar që Ismajli të jetë i nënvlerësuar.

Përpara emrave si Kumbulla dhe Gjimshiti që luajnë te Roma dhe Atalanta, në media flitet fare pak për mbrojtësin tjetër.

Por nëse i futemi statistikave, Kumbulla dhe Gjimshiti kanë gabuar më tepër te Kombëtarja.

Thuajse në asnjë rast të vetëm Shqipëria nuk e ka pësuar një gol për fajin e Ismajlit, madje edhe në ditët e tij më të vështira të karrierës në klub. Për fatin e mirë ky sezon ka shkuar në përsosmëri për Ardianin.

Në merkaton e verës pritet që ky lojtar të jetë pjesë e një skuadre më të fortë në letër se Empoli ku ndodhet aktualisht dhe atëherë në media do të diskutohet për të sesi gjatë gjithë kësaj kohe u nënvlerësua një element i tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat