​Zyrtare, caktohet vendi i zhvillimit të ndeshjes Bjellorusi-Kosovë

Futboll

​Zyrtare, caktohet vendi i zhvillimit të ndeshjes Bjellorusi-Kosovë

Më: 3 maj 2023 Në ora: 21:40
Budapesti do të jetë vendi nikoqir i ndeshjes Bjellorusi – Kosovë

Kryeqyteti hungarez, Budapesti do të jetë vendi nikoqir i ndeshjes Bjellorusi – Kosovë.

Ndeshja luhet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Federata e Futbollit e Bjellorusisë nëpërmjet një shkrese zyrtare e ka njoftuar FFK-në se kjo ndeshje do të zhvillohet më 19 qershor në stadiumin “Szusza Ferenc” në Budapest.

Tri ditë para kësaj ndeshje, Dardanët do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Rumanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat