Mane në verë do të rikthehet në Premier League

Futboll

Mane në verë do të rikthehet në Premier League

Më: 4 maj 2023 Në ora: 11:22
Mane

Sadio Mane nuk po kalon një sezon të mirë në aspektin personal, pasi senegalezi nuk ka gjetur ambientin e duhur te Bayern Munich.

Ishi i Liverpool ka luajtur deri më tani numëron 35 ndeshje, por jo me minutazh të plotë, por i kanë mjaftuar për të shënuar 12 gola në të gjitha kompeticionet me bavarezët.

Situata mori një rrjedhë tjetër pas konfliktit me Sane dhe ai moment nuk ka kaluar ende, pavarësisht gjobës së vendosur nga klubi.

Sadio Mane tashmë është zyrtarisht në merkato, kështu raportojnë mediet gjermane, me drejtuesit e Bayern Munich që janë të vendosur për të dëgjuar çdo ofertë në drejtim të 31-vjeçarit.

Sulmuesi tashmë pritet të rikthehet në Premier League, ndërsa nuk përjashtohen edhe pista të tjera, por Anglia mbetet destinacioni kryesor për të ardhmen e Mane.

Verën e kaluar ai u largua nga Liverpool dhe u konsiderua si një përforcim shumë i rëndësishëm për rekordmenët gjermanë, por në fakt, Mane ka rezultuar një lëvizje e nxituar, jo vetëm e klubit, por edhe e vetë lojtarit dhe tani vera pritet të jetë shumë e nxehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat