Lajme të këqija për Liverpoolin

Futboll

Lajme të këqija për Liverpoolin

Më: 4 maj 2023 Në ora: 11:54
Klopp

Sezoni për mesfushorin spanjoll Tiago Alkantara është mbyllur para kohe.

32-vjeçari që luan me Liverpoolin ka vendosur të operohet pas disa problemeve fizike, që e kanë detyruar të qëndrojë jashtë fushës.

Alkantara ka gati 3 javë që nuk luan dhe priste të rikthehej në fushë për takimet e fundit të sezonit, por ka qenë e kotë. Ai u rikthye në prill, por në total ka luajtur vetëm 96 minuta, duke mos qenë në formën optimale.

Sipas “The Times”, ndërhyrja kirurgjikale në këmbë është e detyrueshme për mesfushorin, në mënyrë që ai të rikthehet në fushë sezonin e ardhshëm.

Tiago Alcantara ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 me “Reds” dhe nuk dihet nëse klubi do t’ia rinovojë apo jo. Problemet e shumta fizike e kanë përndjekur që kur ka ardhur te Liverpulli, tri vite më parë.

Ai është detyruar të mos luajë në 60 ndeshje në total që kur ka ardhur në Angli, në verën e vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat