Mourinho akuzon gjyqtarin për barazimin ndaj Monzas

Futboll

Mourinho akuzon gjyqtarin për barazimin ndaj Monzas

Më: 4 maj 2023 Në ora: 12:02
Mourinho

Roma ia bëri një pengesë të madhe vetes në garën për vendin e katërt në Serie A. Skuadra e Jose Mourinhos fitoi vetëm një pikë në Monza (1:1) dhe tani ndodhet në vendin e shtatë në tabelë.

Trajneri i Romës, beson se gjyqtari Daniele Chiffi nuk i ka lejuar lojtarët e tij të fitojnë. Mourinho tha se Chiffi është "gjyqtari më i keq që ka parë ndonjëherë".

“Ky është gjyqtari më i keq me të cilin jam përballur në karrierën time.

Më besoni, është e vërtetë dhe kam parë shumë e shumë gjyqtarë të këqij”, tha Mourinho dhe shtoi: “Zakonisht kur flas për gjyqtarët kjo është pasi ata kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në lojë.

Ai është thjesht i dëshpëruar, nuk ka ndjeshmëri në lojë, nuk dëshiron të dëgjojë askënd. Ai i dha një karton të kuq një lojtari që rrëshqiti sepse humbi forcën në minutën e 96-të të ndeshjes”.

Portugezi bëri diçka të paprecedentë në botën e futbollit. Dënimet e shumta ndaj tij e detyruan të mbante një mikrofon me vete dhe të regjistronte gjithçka që thoshte gjatë ndeshjes. "Unë nuk jam budalla. Kam vendosur një mikrofon dhe kam incizuar gjithçka, nga hyrja deri te dalja në fushë. Kështu e mbrojta veten”, zbuloi portugezi.

“Thonë se nuk fitojmë kur e ndanë drejtësinë Daniele Orsato, por unë do të doja që ai të gjykonte çdo ndeshje, sepse njeriu e kontrollon plotësisht situatën, edhe kur gabon.

Ai është i qetë dhe jo i zemëruar. Gjyqtari Chiffi është një talent i madh në zemërim dhe kaq”, tha Mourinho.

Pas 33 xhirove të luajtura, Roma është në vendin e shtatë në tabelën e kampionatit. Roma ka 58 pikë, dy më pak se Interi i vendit të katërt.

Roma të shtunën do të pres Interin në ‘Olimpico’, ndoshta në ndeshjen kyçe të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat