Bayern humbet autorin e 12 golave në verë

Futboll

Bayern humbet autorin e 12 golave në verë

Më: 4 maj 2023 Në ora: 14:47
Stadiumi i Bayernit

Sadio Mane dhe Bayern Munich do të ndajnë rrugët në verë. Mediat gjermane bëjnë me dije se lojtari dhe klubi kanë rënë dakord që ndërpresin bashkëpunimin pas përfundimit të sezonit, pa detyrime kontraktuale.

Një situatë e tillë u nxit pas problematikave të fundit tek kampionët e Gjermanisë, ku pati një konfrontim fizik mes Sanë dhe Mane. Edhe pse çështja u sqarua, një veprim i tillë ka sjellë krisjen mes palëve që kanë gjetur dakordësinë për të ndarë rrugët në verë.

Sulmuesi iu bashkua skuadrës gjermane vetëm vitin e kaluar në një marrëveshje prej 35 milionë paundësh.

Gjatë këtij edicioni, senegalezi shënoi 12 gola në të gjitha kompeticionet, por nuk arriti dot që të plotësojë boshllëkun e lënë nga Robert Lewëandowski e tashmë duket të largohet para kohe nga Munchen.

Si një lojtar i lirë, Mane nuk do e ketë të vështirë për të gjetur një skuadër të re, teksa tashmë pret ofertat që do të mbërrijnë për të, për të nisur një aventurë të re në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat