Sabitzer preferon anglezët përpara Bayern Munich

Futboll

Sabitzer preferon anglezët përpara Bayern Munich

Më: 4 maj 2023 Në ora: 15:33
Sabitzer

Me të ardhmen e tij në ajër për momentin, Marcel Sabitzer ka bërë disa komente për Manchester United përpara merkatos të kësaj vere.

Mesfushori 29-vjeçar, i cili iu bashkua skuadrës së Erik ten Hag në një marrëveshje huazimi gjashtëmujorsh nga Bayern Munich në janar, u fut në skenën angleze për të shtuar forcën në mesfushë pas një dëmtimi të rëndë të Eriksen.

Deri më tani, Sabitzer ka shënuar tre gola në 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke përfshirë një dopietë kundër Sevilla në Europa League.

Sabitzer duket i etur për një qëndrim më të gjatë te United dhe madje sugjeroi se klubi anglez është më i madh se ish-skuadrat e tij, përfshirë Bayern Munich.

Duke folur për gazetarin e “Sky”, Florian Plettenberg, ai tha: “Unë tashmë kam përjetuar shumë në karrierën time, vetëm se më pëlqen të jem këtu dhe jam shumë krenar që kam arritur të jem pjesë e këtij klubi.”

Sabitzer, i cili vazdhoi të konfirmojë se nuk është bërë asnjë kontakt me klubin mëmë Bayern për një lëvizje, kohët e fundit pretendoi se ai ka gjetur vendin e tij në United.

“Situata do të vlerësohet në verë.

Por mund të them për veten time, kam gjetur vendin tim këtu.

Unë e njoh Premier League tani dhe mund të them se nuk ka asgjë më të mirë, më intensive dhe më të ashpër.

Çdo ndeshje ështën jë luftë, gjithçka shkon më shpejtë. Kjo është liga më e mirë në botë. Pasi të keni luajtur këtu, do e shikoni që nuk ka krahasim.

Për të qëndruar te Manchester United? Sigurisht që mendimet e për United, veçanërisht duke parë se si po shkojnë gjërat, besimin që marr nga Ten Hag, janë shumë pozitive, por nuk do të vendos i vetëm. Do të jem sërish lojtar i Bayern nga 1 korriku, kështu thotë kontrata. Sigurisht që do të ketë një bisedë edhe me Tuchel, nuk kam ngecur në asnjë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat