Besart Ibraimi: Ndeshje me shumë vlerë për ne

Futboll

Besart Ibraimi: Ndeshje me shumë vlerë për ne

Më: 4 maj 2023 Në ora: 19:03
Ibraimi e Duro

Sulmuesi i njohur dhe me përvojë i FC Struga Trim Lum, Besart Ibraimi e vlerëson si shumë të rëndësishme ndeshjen me Sileksin.

Struganët do të ndeshen me kratovasit, në fundjavë, në stadiumin e qytetit në Strugë. Ndeshja i takon javës së 31-të të Ligës së Parë.

Ai ka theksuar se nuk janë nën presionin e fitores, por në presionin e lojës së mirë si ajo kundër Bregallnicës në Shtip, kur triumfuan me rezultat 3-0.

“E jona është që në çdo ndeshje të japim maksimimuin dhe normalisht të presim që kundërshtarët tanë të gabojnë. Të shpresojmë se do të realizojmë ëndrrën e çdo lojtari të skuadrës që të fitojmë titullin e kampionit për herë të parë në histori të klubit”, deklaroi në fillim Ibraimi, autori i 17 golave deri tani për FC Struga Trim Lum.

Ibraimi tha se ndeshja me Sileksin ka vlerë të madhe, pasi në rast të fitores dhe humbjes ose barazimit të Shkëndijës në derbin kundër Shkupit në Çair ata do të shpallen kampion.

“Çdo kundërshtar e respektojmë, pra edhe Sileksin. Por duke e parë vlerën e kësaj ndeshje që kemi përpara nesh, ku mund të shpallemi kampion, nëse Shkupi fiton ose barazon me Shkëndija në Çair. Për këtë arsye them se i gjithë ekipi duhet të jap maksiumin që të arrijmë deri te fitorja”, thekson “Ibra” i Struga Trim Lum.

Për Ibraimin më e rëndësishme është fitorja, sesa nëse ai do të shënoj.

“Edhe pse nga unë priten golat, e rëndësishme është fitorja, pra kush do që nga bashkëlojtarët e mi shënon do të gëzohemi pafund. Struga Trim Lum është para një suksesi historik dhe ne dëshirojmë që të shkruajmë historinë e klubit”, përfundoi Besart Ibraimi në intervistën për mediumin nga Maqedonia e Veriut "Open-TV".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat