Klubi brazilian u bë ekipi i 12-të i City Football Group

Futboll

Klubi brazilian u bë ekipi i 12-të i City Football Group

Më: 4 maj 2023 Në ora: 19:27
Logo e FC Bahia

City Football Group ka përfunduar blerjen e skuadrës braziliane Bahia me 90% të aksioneve, duke u bërë klubi i 12-të i futbollit në të cilin zotëron aksione.

Grupi nga Emiratet e Bashkuara Arabe i përket familjes mbretërore të Abu Dhabit, e cila zotëron ndër të tjera Manchester City.

Propozimi që ata paraqitën janë shlyerja e e borxheve dhe përmirësimi i infrastrukturës së klubit.

Pjesa e mbetur prej 10% mbetet në duart e drejtuesve të zgjedhur të klubit, të cilët gjithashtu ruajnë pronësinë e logos dhe ngjyrave të ekipit.

Bahia bëhet klubi i 12-të nën pronësi të City Football Group, pasi më parë janë edhe Manchester City (Angli), Girona (Spanjë), Montevideo City Torque (Uruguai), New York City (SHBA), Bolivar (Bolivi), Mumbai City (Indi), Sichuan Jiuniu (Kinë), Lommel (Belgjikë), Troyes (Francë), Melbourne City (Australi) dhe Yokohama F. Marinos (Japoni).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat