Skuadrat shqiptare kërkojnë fitore në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Skuadrat shqiptare kërkojnë fitore në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut 

Nga: K. G. Më: 4 maj 2023 Në ora: 23:50
Voska Sport

Të shtunën luhen të gjitha ndeshjet e javës së 28-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Derbi i rivalëve të  qytetit, Ohri - Voska Sport, drejtohet nga gjyqtari Jovan Kaçevski nga Struga.

Më interesant pritet të jetë dueli ndërmjet Vardarit të Shkupit dhe Teteksit, gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë Stojançe Stojanov nga Shtipi.

Besa, Arsimi dhe Gostivari, kërkojnë fitore.

Skuadra shqiptare Voska Sport dhe Gostivari janë shumë afër elitës së futbollit maqedonas.

E shtunë, java e 28-të, ora 17.00

Pelisteri – Pehçeva
Karaormani – Sasa
Boreci - Besa
Detonit – Gostivari
Ohri – Voska Sport
Arsimi – Slloga
Kozhuvi – Bellasica
Vardari – Teteksi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat