Interi fut në radarët e tij mbrojtësin austriak

Futboll

Interi fut në radarët e tij mbrojtësin austriak

Më: 5 maj 2023 Në ora: 16:30
Danso

Interi fut në radarët e tij mbrojtësin austriak!

Drejtuesit zikaltër po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për të përforcuar mbrojtjen, aty ku largimit të Shkriniarit mund t’i shtohet edhe ai i De Vrajit, që ende nuk ka rinovuar.

Për këtë sytë janë drejtuar në Francë, aty ku vëmendjen po e tërheq Kevin Danso, mbrojtësi i Lensit.

Austriaku ka bërë një sezon të mirë deri më tani dhe në ndjekje të tij është vendosur edhe Napoli përveç zikaltërve, edhe pse për të bindur francezët të lejojnë 25-vjeçarin të largohet duhen paguar rreth 20 milionë euro, një shumë e konsiderueshme për Interin, duke marrë parasysh edhe faktin që ende nuk është siguruar kualifikimi në edicionin e ardhshëm të Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat