Zhdukja e fanellës së Astrit Fazliut! Selmani: Kemi pas fërkime me Arbnor Morinën dhe pse një fakt nuk e përmend Lulzim Abazi

Futboll

Zhdukja e fanellës së Astrit Fazliut! Selmani: Kemi pas fërkime me Arbnor Morinën dhe pse një fakt nuk e përmend Lulzim Abazi

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 maj 2023 Në ora: 13:58
Agron Selmani

(Pjesa e dytë e intervistës) - Agron Selmani, ish drejtori sportiv i klubit të futbollit Ferizaj, ka folur për problemet që ndodhën brenda klubit sa ishte ai në pozitën e drejtorit!

Selmani e ka pasur të vështirë të hesht për faktin se nuk ka mundur të bëjë gjumin gjumë pa i treguar opinionit se çfarë ngjau në klub përderisa ai ishte drejtor sportiv. 

“Bota sot”: A ka qenë Xhevat Rushiti kundër Arbnor Morinës dhe a është e vërtetë që e preferonte Rafet Prekazin si trajner? 

Image

Lulzim Abazi dhe Agron Selmani 

Agron Selmani: Është e vërtet se njerëzit rreth klubit kanë filluar të kërkojnë zëvendësuesin ende pa u dorëhequr Arbnori dhe kjo domosdo ka krijuar shumë vështirësi në drejtimin e ekipit, po është lakuar edhe emri im, gjoja unë kam bërë biseda me trajner për të zëvendësuar Arbnorin. 

Jo, kjo nuk është e vërtet, unë nuk kam qenë pro ndryshimeve sepse konsideroj se klubi ka qenë në atë momente në një situatë që duhet menaxhuar dhe e menaxhueshëm, mendoj se i ka takuar kryetarit të klubit të harmonizoj qëndrimet me aksionarët e klubit dhe të marr vendim të përgjegjshëm dhe ky vendim përkundër të gjithave është marrë duke i premtuar Arbnorit rikthim të shpejt në klub në një pozicion dhe detyre konkrete. 

Janë zotuar rrogat për dy - tre muajt e ardhshëm për Arbnorin me qellim që kjo kohë të shfrytëzohet për rikthimin e Arbnorit në cilësinë e drejtorit sportiv, sepse me sa kam dëgjuar më vonë klubi ka qenë në kontakt me trajnerin Panadiç që nga xhiroja e parë (Gjilani - Ferizaj 3:2) dhe nga atëherë është menduar një riformatim i pozicioneve ku për Arbnorin është paraparë pozicioni i “Drejtorit Sportiv”! 

Unë kam dëgjuar se klubi ka biseduar nëpërmjet personave të ndryshëm afër klubit dhe të afërt e të njohur edhe për Arbnorin. Bëhet fjalë për këta emra: Rafet Prekazi, Bylbyl Sokoli, Vlatko Kostov dhe një trajner nga Shibeniku.

Kontaktin me Bylbyl Sokolin e ka mbajtur Xhevati kurse me këta të tjerët kontaktin e ka mbajt Lulzim Abazi, kurse kontribut në këtë drejtim kanë dhënë lojtarët veteranë të futbollit të angazhuar në klub: Arsim Abazi dhe Sherif Topalli.

Bota sot”: Kush e zhduki fanellën e Astrit Fazliut para ndeshjes me Prishtinën?

Agron Selmani: Shërbimet teknike dhe administrative hyjnë në përgjegjësinë e sektorit të administratës dhe kur jemi tek sektori administrativë. Dua të ndaj një përvojë me ju të instalimit të standardeve te dyfishta brenda ne klub. FC Ferizaj e ka pas një rrugë më të lehtë për të arritur mbase deri në finalen e Kupës së Kosovës por për një gabim administrativ KF Ferizaj lojën e fituar e ka humbur në tavolinë kundër FC Behari.

Për habi të të gjithëve nuk ka ndodhë asgjë dhe asnjë reagim, pra, klubi i Ferizajt nëpërmjet rrugëve administrativë nga njerëzit brenda në klub është penguar dhe pamundësuar për të arritur deri të pjesëmarrja në garat e UEFA së dhe pse nuk flitet për këtë punë është një pyetje që përgjigjen e ka në vet pyetjen e parashtruar!

Pra edhe zhdukja e fanellës së Astrit Fazliut para ndeshjes me Prishtinën tregon edhe për atmosferën në klub, ky problem është puro teknik dhe përgjigjen e dijnë të gjithë por mbahen si të paditur!

“Bota sot”: Ka kohë që flitej se në taborin ferizajas, se në klub në kohën tuaj ishin dy rryma, një krah me Arbnor Morinën dhe tjetri kundër tij, po ju me kë ishit?

Agron Selmani: Unë isha dhe jam për KF Ferizajn, Arbnorin e kam koleg por edhe shok.

Po, e vërtet, kemi pas fërkime të punës dhe ide për t’u menaxhuar ekipi sa më mirë dhe në një klub këto janë normale. Unë kam qen[ i hapur me t[ dhe asgjë pas shpine.

“Bota sot”: A u largua Arbnor Morina me dëshirë apo e detyruan që të largohet pa dëshirën e tij dhe a ka të ngjarë që e kanë detyruar të deklarohet në mënyrë diplomatike, për dorëheqje me dëshirë?

Agron Selmani:rkesën për reflektim dhe për dorëheqje e ka bërë Lulzim Abazi duke u bazuar në rrjedhat në klub por edhe në një incident me disa tifoz, Arbnori ka mbajtur një qëndrim dhe pa kërkuar asnjë dëmshpërblim ka dhënë dorëheqje duke u deklaruar për të mirën e klubit.

“Bota sot”: A ka pas edhe bojkot në ndeshjen e humbur me rezultat 0:6 nga Malisheva apo edhe në takime tjera?
Agron Selmani:
Ndeshja me Malishevën është dita kur është dashtë ta bëjnë dallimin dhe të shkëlqejnë përforcimet e reja, por ajo ditë ka qenë dështim i plotë.

Nëse klubi ka identifikuar problemet me emrin tim, ndërhyrja me ndryshimet cilësore që janë bërë atëherë Ferizaj do të duhej të ishte në ditët më të mira të saj, në kuadër të kësaj dua të rikujtoj edhe deklaratat e zyrtarëve të klubit pas ndeshjes paraprake ndaj Prishtinës, pas një prezantimi dinjitoz se tani me problemet i takojnë të së kaluarës dhe mbetja e FC Ferizajt në Superligë nuk është më pyetje!?

“Bota sot”: Kush është fajtori që Ferizaj është zhytur në krizë, Lulzim Abazi, Xhevat Rushiti, Arbnor Morina apo Agron Selmani?

Agron Selmani: Klubi i Ferizajt nuk ishte në ditët më të këqija të saja siç po pasqyrohet, ekipi ka prodhuar ndeshje të mira dhe sipas meje është dashtë një mobilizim i të gjithëve, punë e përbashkët për t’u ngritur morali në ekip se dhe përmirësimet e nevojshme në menaxhimin e ekipit.

Është zgjedhur rruga e gabuar dhe vlerësimi kolektiv për lojtarët ka qenë shumë diskriminues dhe në disa raste shumë poshtërues dhe unë nuk i bashkohem këtij mendimi!.

Është tregu papjekuri e menaxhimit dhe të udhëheqjes, po e përsëris, klubi ka pas nevojë për mobilizim deri në fund të sezonit dhe jo për ndërhyrje cezariane dhe kjo situatë po mendoj është përdorur për të krijuar mungesa imagjinare dhe për të krijuar hapësira të angazhimit të lojtarëve nga jashtë me interesa të dyanshme por në dëm të klubit.

Megjithatë, unë e falënderoj të emëruarit më lartë për bashkëpunimin, unë nuk mendoj se në klub kam sjellë gjëra të këqija edhe pse interpretimi shkon deri aty sa që gjendja në klub krahasohet më e keqe se sa nga koha kur unë jam angazhuar dhe le të jetë ashtu.

Pra, le të jetë klubi i Ferizajt ai që duhet të ec para, le të jetë kontributi im minor dhe joprofesional sepse kur disa njerëz arrijnë nivele të vlerësimit profesional, kjo nënkupton se qyteti i Ferizajt vlon nga ekspertët e futbolli dhe nga kjo masë e madhe intelektuale e futbollit Ferizaj ka vetëm të mira!

“Bota sot”: Flitet për rroga të mira brenda klubit, a janë paguar sipas hakut lojtarët?

Agron Selmani: Një fakt të cilin nuk e përmend kryetari asnjëherë është se lojtarët tanë klubit ia kanë falur pjesën më të madhe të borxheve nga e kaluara dhe kjo shkon në nivelin e 60 për qind të pagës vjetore dhe e gjitha kjo për të ecur mbarë klubi. 

Lojtaret janë paguar sipas marrëveshjes, por lojtarët nga Ferizaj nuk është se kanë pas kërkesa maksimaliste, megjithatë kanë qenë çmime tavan të caktuara nga kryetari i klubit dhe rroga me e madhe ka qenë 800 euro pastaj 600 deri të rroga minimale 270 bruto, që nënkupton vlera e fundit është ajo ku futen të gjitha shpenzimet e mundura (udhëtimi, kompensimi i ushqimit, kompensimi i stërvitjeve, blerja e këpucëve sportive etj), bonuse financiare nuk ka pas dhe shpërblime te planifikuara për daljen në Evropë nuk ka pas, por jozyrtarisht ka pasur premtime për premi vjetore nëse arrimë objektivin.

Kurse për lojtarët që janë trajtuar përforcime disa marrëveshje janë të njohura për kryetarin dhe nënkryetarin, kurse në dy raste rroga e tyre ka shkuar 1500 euro neto.

Kurse për ardhjet e reja nga bota e jashtme marrëveshjet janë arritur me kryetarin e klubit z  Lulzim Abazi.

“Bota sot”: Filloi një dashuri e fuqishme sportive Selmani - Abazi dhe një ndarje pothuajse jomiqësore, iu dhemb paksa?

Agron Selmani: Lulzim Abazi e ka vlerësuar se bashkëpunimi me mua ka qenë i dëmshëm për klubin, ai është edhe aksionar dhe e kuptoj kur intervenon dhe interesohet për pasurin e vet, vjen nga bota e biznesit dhe e politikës dhe aty nuk ka moral, ka interes dhe në shumë raste nuk zgjidhet rruga për të realizuar një interes.

Lulzimi e ka vlerësuar se unë nuk jam më i përdorshëm për interesat e tij dhe këtu jemi ne rregull.

(Fund).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat