A do të shitet Osimhen? Përgjigjet De Laurentiis

Futboll

A do të shitet Osimhen? Përgjigjet De Laurentiis

Më: 6 maj 2023 Në ora: 15:57
Osimhen e De Laurentiis

Numri një i Napolit i ka idetë e qarta. Për Aurelio De Laurentiis ekipi që fiton nuk ndryshon.

I ftuar në emisionin e Rai 1, “Cinque Minuti”, presidenti kampan e tha qartë se ofertat e ardhura në drejtim të sulmuesit nigerian nuk e kanë tunduar.

“Victor Osimhen nuk lëviz nga Napoli. Nuk do të privohem nga ai lojtar edhe nëse më ofrojnë shifra të mëdha”, tha De Laurentiis pas pyetjes të bërë nga gazetari i njohur, Bruno Vespa.

Një tjetër temë e intervistës ishte edhe e ardhmja e trajnerit. Edhe në këtë drejtim numri një i Napolit ishte i prerë duke thënë: “Luciano Spalletti është një mit, të cilin e ndiqja prej gati 10 vitesh. Më në fund e solla në Napoli.

Falë tij u rikthyem në Evropë pas krizës të Covid dhe tani dua që ai të nisi një cikël pasi e di fare mirë se çfarë cilësish ka”.

Mes të tjerash numri një i klubit kampan pranoi se kishte patur oferta për të shitur Napolin dhe grupin e tij.

“Për Napolin më kanë ofruar deri në 1 miliardë euro, por kam refuzuar. Të njëjtën gjë bëra edhe kur më ofruan 2.5 miliardë për grupin tim kinematografik”, shpjegoi De Laurentiis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat