Dukagjini trondit Malishevën në fund të sfidës 

Futboll

Dukagjini trondit Malishevën në fund të sfidës 

Nga: K. Goca Më: 6 maj 2023 Në ora: 16:57
Pamje nga ndeshja

Dukagjini i Klinës vazhdon ëndrrën në luftë për një vend në garat evropiane.

Skuadra nga Klina ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Malishevls në takimin e javës së 33-të të elitës së futbolli të Kosovës.

Në një atmosferë të mirë në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, kohë me diell dhe fitore me plot meritë e vendasve.

Oto John në minutën e 86-të nga afërsia ka realizuar për fitoren e Dukagjinit.

Më i merituari për fitoren e Dukagjinit është portieri Kenan Haxhihamza që ka pasur disa pritje të mira.

Duhet theksuar se Dukagjinin e ka shpëtuar portieri Haxhihamaza e tërthorësja në minutën e 45-të pas goditjes së Sobowales.

Dukagjini ngritet në vend të katërt me 44 pikë dhe Malisheva është në të shtatin me 39 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat