Zhegrova pëson lëndim në humbjen e Lille

Futboll

Zhegrova pëson lëndim në humbjen e Lille

Më: 6 maj 2023 Në ora: 23:31
Zhegrova

Sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes në kuadër të Ligue 1, ku ishte duku u paraqitur për Lille ndaj skuadrës së Arbër Zenelit, Reims.

Zhegrova pësoi lëndim dhe u zëvendësua menjëherë nga Timothy Weah në minutën e 63-të të takimit, por shkalla e lëndimit të tij ende nuk dihet.

24-vjeçari po kalonte në formë të mirë në kohët e fundit, duke qenë një nga lojtarët kryesor të skuadrës franceze, në tentimin për të arritur një pozitë që dërgon në Ligë të Kampionëve, sezonin e ardhshëm.

Lille pësoi humbje minimale 1-0 nga Reims i Arbër Zeneli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat