Ancelotti, trajner i Brazilit? Kjo është përgjigja e Perez-it

Futboll

Ancelotti, trajner i Brazilit? Kjo është përgjigja e Perez-it

Më: 7 maj 2023 Në ora: 11:35
Ancelotti e Perez

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka folur rreth së ardhmes se trajnerit Carlo Ancelottit.

‘Los Blancos’ mbrëmë fituan Kupën e Mbretit duke mundur Osasunën në finale (2-1), titulli i dhjetë i strategut italian me ‘Mbretërit’.

Perez duke folur pas suksesit te Real Madridit, tha se Ancelotti nuk do të largohet nga ‘Bernabeu’.

“S’dua të dëgjoj më për këtë çështje. Ancelotti ka një kontratë dhe ne jemi të lumtur me të”, ka thënë Perez.

Ancelotti është i lidhur me Brazilin, por Perez është i qartë “Ancelotti do të vazhdojë punën këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat