Kroos: Skuadrat e Guardiolës njihen për lojën që bëjnë

Futboll

Kroos: Skuadrat e Guardiolës njihen për lojën që bëjnë

Më: 9 maj 2023 Në ora: 11:18
Kroos

Në prag të gjysmëfinaleve të Champions Leagues, mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka folur për sfidën me Manchester City-n.

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të këtij takimi, Kroos theksoi se do ta kenë të vështirë në përballjen me ekipin e Guardiolës.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, duhet të jemi të mirë në mbrojtje ndaj një skuadre që zakonisht shënon tre ose katër gola për ndeshje.

Unë kam luajtur shumë nga këto ndeshje, i besoj përvojës sonë.

Ekipet e Guardiolës gjithmonë luajnë futbollin e tij, kjo tregon kur një ekip drejtohet nga Pep.

City me Guardiolën nuk është e lehtë të mposhtet“-tha mesfushori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat