Cassano: Ja kush kalon mes Real dhe Cityt e Inter - Milan

Futboll

Cassano: Ja kush kalon mes Real dhe Cityt e Inter - Milan

Më: 9 maj 2023 Në ora: 15:23
Cassano

Antonio Cassano ka folur për gjysmëfinalet e Champions League që do të shohin si protagonistë Real Madrid-in dhe Manchester City-n si dhe dy klubet milaneze, Inter-in dhe Milan-in.

Gjatë takimit të zakonshëm live në Bobo TV, në Twithc TV, FantAntonio tha se kush, sipas tij, do të arrijë në aktin final të turneut.

Nis nga sfida mes Los Blancos dhe Citizens që do të zhvillojnë përballjen e parë sot: “Mes Manchester City dhe Real Madrid them City, edhe sepse thashë që City fiton Kupën dhe unë jam i qëndrueshëm”, tha Cassano.

Duke folur për derbin mes milanezeve: “Në gjysmëfinalen tjetër besoj dhe shpresoj që Inter-i të kalojë.

Ka më shumë lojtarë, më shumë cilësi dhe tani janë në formë të mirë.

“Milan-Inter 0-1 në ndeshjen e parë, jam i bindur.

Në ndeshjen e dytë 2-1, përsëri për Interin. Real Madrid-Manchester City? 1-1 në ndeshjen e parë dhe 2-0 në ndeshjen e dytë për City-n”.

Të shohim nëse ish-sulmuesi do të ketë të drejtë në këtë rast. Fjala i kalon fushës dhe katër skuadrave të përfshira në Champions League..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat