Sytë e tij panë për herë të fundit djalin duke luajtur titullar

Futboll

Sytë e tij panë për herë të fundit djalin duke luajtur titullar

Më: 9 maj 2023 Në ora: 15:46
Andreas Karamanolis

Babai i futbollistit të Doxa, Andreas Karamanolis, dha frymën e fundit në moshën 47-vjeçare, teksa ndiqte ndeshjen e skuadrës me Paralimnin, në kuadër të play out të ligës qipriote.

I ndjeri humbi ndjenjat në tribunë, duke parë djalin e tij duke luajtur në fushë. Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të shpëtonte.

Doxa lëshoi më pas një deklaratë zyrtare ku shprehu pikëllimin për humbjen e babait të mbrojtësit 21-vjeçar.

“Shoqata Doxa T.O.I Katokopias shpreh pikëllimin e saj të pamasë për vdekjen e padrejtë dhe të papritur të babait të futbollistit tonë, Andreas Karamanolis.

E gjithë familja Doxa qëndron në krah të futbollistit tonë dhe familjes së tij.

I përjetshëm kujtimi i tij, qoftë i lehtë dheu që do ta mbulojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat