Pioli: Ndeshje e bukur, Interi favorit sipas të tjerëve

Futboll

Pioli: Ndeshje e bukur, Interi favorit sipas të tjerëve

Më: 9 maj 2023 Në ora: 15:55
Pioli

Stefano Pioli po përgatitet për një ndeshje të zjarrtë Milan-Inter, që do të jetë dhe akti i parë i gjysmëfinaleve të Champions League.

Trajneri i kuqezinjve rrezikon të mos ketë në dispozicion Rafael Leao-n, i cili me shumë mundësi do të zëvendësohet nga Alexis Saelemaekers .

Për pjesën tjetër të formacionit pothuajse i përfunduar, me Kjaer dhe Tomori në mbrojtje, Bennacer dhe Brahim Diaz në mesfushë.

“Do të jetë një sfidë shumë e bukur. Interi favorit? E thonë të tjerët, ne kemi eliminuar Tottenham dhe Napoli, prandaj mund të eliminojmë këdo.

Është një ndeshje e vështirë, pasi luhet në gjysmëfinalet e Champions, por është edhe një ndeshje shumë e bukur për tu përgatitur, jetuar dhe luajtur.

Jam munduar që të transmetoj përqendrim dhe vendosmëri, por edhe lumturinë që jetojmë momente të tilla.

Duhet të japim maksimumin, të bindur që kualifikimi vendoset në 180 minuta.

Leao? Sot bëri punën që ishte në program, nesër do të tentojmë të shtojmë ngarkesën dhe do të vendosim çfarë do të bëjmë. Nëse e grumbulloj, mund të luajë.

Do të jetë ai dhe doktori që do të më thonë gjendjen e tij, nëse do të jetë mirë do të vijë me ne, në të kundërt jo”, deklaroi Pioli për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat