Portieri i Shkupit: Të marrim rezultate pozitive

Futboll

Portieri i Shkupit: Të marrim rezultate pozitive

Më: 9 maj 2023 Në ora: 16:39
Artan Iljazi

Mesjava, më saktësisht e mërkura sjell ndeshjen e parafundit të edicionit 2022/23 në futbollin maqedonas.

"Me derbin e fituar në fundjavë ndaj Shkëndijës së Tetovës, ekipi ynë është pozicionuar në vendin e dytë, por që tani më gara për titull ka marrë fund, me Struga T&L të shpallur kampione.

Ishte kjo fitorja e tretë radhazi, me një gol-diferencë 7-1, që ka treguar se ekipi gjeti formën e lojës dhe tregoi cilësitë e vërteta. Për duelin e të mërkurës, kur në stadiumin e Çairit luajmë me Makedonija Gj.P, ekipi nuk kishte shumë kohë të gjatë për përgatitje, por padyshim se forma e lojtarëve ka mbetur në nivel të duhur.

Në përgjithësi në ekip mbizotëron atmosferë pozitive dhe të gatshëm do ta presin duelin e parafundit të sezonit, ndërsa të  fundit të këtij sezoni në shtëpinë tonë. Për këtë ndeshje ka folur portieri Artan Iljazi, i cili mes tjerash ka thënë se do të jetë një ndeshje e mirë, ku nuk ka më se çka të humbet, duke ditur se një nga objektivët e ekipit është arritur, dalja në Evropë", shkruan në faqen e FC Shkupit.

“Jemi të lumtur që fituam edhe një derbi dhe shumë më të relaksuar dalim në ndeshjen e të mërkurës. Mendoj se tani më kur kampionati ka marrë fund, ne do të mundohemi që edhe në këto dy ndeshje të fundit, të kemi paraqitje sa më të mirë dhe të marrim rezultate pozitive”, është shprehur portieri Iljazi.

Për këtë ndeshje trajneri i ekipit Xhihat Arsllan do të ketë vetëm një mungesë, vazhdon të jetë jashtë ekipit shkaku i dëmitimit, braziliani Queven Da Silva.

Makedonija Gj.P, në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar 2 fitore, ka 2 humbje dhe një barazim. Në pesë duelet e fundit të drejtpërdrejta mes Shkupit dhe Makedonija Gj.P, Kemi një fitore, një humbje dhe tre barazime.

Te Shkëndija në listën e golashënuesit më të mirë është Doriev me nëntë sosh, i cili ka shtuar në konton e tij edhe shtatë asiste, ndërsa me nëntë asistime më i mirë i tetovarëve është Adonis Shala.

Ndeshja Shkupi – Makedonija Gj.P, luhet të mërkurën në stadiumin e Çairit me fillim në ora 17:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri nga Shtipi, Krumisllav Gjeorgjiev/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat