Foden për sfidën me Realin: Duhet të besojmë

Futboll

Foden për sfidën me Realin: Duhet të besojmë

Më: 9 maj 2023 Në ora: 18:09
Foden

Fill Foden thotë se i ka pëlqyer shumë të luajë vitin e kaluar në “Santiago Bernabeu” dhe shtoi se përvoja e përballjes me Realin e Madridit në këtë stadium është “shumë e bukur”.

Sulmuesi i Pep Guardiolës, i cili e ka humbur edhe rolin e padiskutueshëm të titullarit këtë sezon, tha përpara ndeshjes: “Mendoj se kemi një mundësi të madhe përpara nesh, kështu që duhet të jemi pozitivë

. Duhet të besojmë në veten tonë. Ne kemi arritur tashmë në finale më parë, kështu që tashmë kemi treguar se mund të jemi në këto raunde”, tha Foden.

“Edhe pse humbëm, më pëlqeu të përballesha me Realin e Madridit në ‘Bernabeu’.

Atmosfera dhe të qenit në një stadium të tillë e shijova çdo moment, edhe nëse ndeshja nuk shkoi ashtu siç donim.

Vetëm eksperienca e të qenit në atë stadium ishte shumë e bukur”, shtoi sulmuesi anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat