Saka drejt kontratës së re me Arsenalin

Futboll

Saka drejt kontratës së re me Arsenalin

Më: 9 maj 2023 Në ora: 18:21
Saka

Bukayo Saka pritet të nënshkruajë kontratë të re me Arsenalin para fundit të sezonit.

Njëzet e një vjeçari ka luajtur një rol kyç te skuadra angleze gjatë këtij edicioni, ku aktualisht ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta gjendet në pozitën e dytë në tabelën e Premier League.

Reprezentuesi anglez ka shënuar trembëdhjetë gola si dhe ka bërë njëmbëdhjetë asistime, duke e ndihmuar skuadrën të luftojë për titullin. 

Marrëveshja e fundit e Sakas me Arsenalin i përket verës së vitit 2020 dhe ajo përfundon vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat