Durrësi kalon në finalen e moshës U-14

Futboll

Durrësi kalon në finalen e moshës U-14

Më: 9 maj 2023 Në ora: 19:22
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur këtë të martë në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz dhe në Fier, ndeshjet e grup-moshës U-14 dhe U-15, në kuadër të turneut të përfaqësueseve rajonale që organizohet nga Federata e Futbollit.

Në Kamëz janë zhvilluar ndeshjet e grupmoshës U-14 ku morën pjesë Tirana, Lezha, Durrësi dhe Shkodra. Tirana – Lezha ishte një sfidë mjaft e luftuar deri në fund, teksa koha e rregullt u mbyll me rezultatin 0-0. Skuadrat iu drejtuar 11-metërshave dhe nga pika e bardhë e penalltive triumfuan kryeqytetasit e vegjël, me rezultatin 6-5, duke kaluar kështu në fazën tjetër.

Në ndeshjen tjetër, Durrësit i mjaftoi goli i Martanit në minutën e 36-të për të kaluar në finale, ku u përball me Shkodrën. Në finalen e vogël mes kryeqytetasve dhe durrsakëve triumfuan këta të fundit. Bregdetarët mposhtën Tiranën me rezultatin minimal 1-0. Në sfidën tjetër për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt, Shkodra mundi Lezhën me rezultatin 4-1.

Edhe ndeshjet e luajtura në stadiumin ‘Loni Papuçiu’ në Fier për grupmoshën U-15 ishin mjaft interesante. Gjirokastra mundi me rezultatin 4-2 ekipin e Elbasanit, një fitore që i dha gjirokastritëve ‘biletën’ për në takimin final të kësaj grupmoshe.

Nga ana tjetër, Fieri barazoi me rezultatin 1-1 me Korçën, por në finalen e vogël kaluan fierakët, pasi triumfuan nga pika e bardhë e penalltive me shifrat 3-0.

Sakaq, në finalen e së enjtes me Tiranën do të përballen 15 vjeçarët e Fierit, pasi mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 Gjirokastrën, ndërsa në takimin e vlefshëm për vendin e tretë dhe të katërt, Elbasani mundi minimalisht me rezultatin 1-0 Korçën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat