Real Madrid pret sot Manchester Cityt

Futboll

Real Madrid pret sot Manchester Cityt

Më: 9 maj 2023 Në ora: 20:05
Ancelotti e

Real Madrid pret sot Manchester Cityt në një gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve që shumëkush e ka cilësuar si finalja e turneut.

Madrilenët janë fituesit në fuqi dhe ekspertët e kompeticionit, ndërsa anglezët janë ekipi më në formë.

Të dy ekipet që në fillim shiheshin si pretendente kryesore për të fituar trofeun dhe kanë ecur ashtu siç parashikohej deri në kryqëzimin mes tyre, ndoshta një tur para asaj që parashikonin të gjithë.

Siti do të kërkojë hakmarrjen për eliminimin në shtesë në vitin e kaluar, por as kjo nuk ka frikësuar Ançelotin.

Si zakonisht, ai ka publikuar dy orë para sfidës formacionin zyrtar të skuadrës së tij, duke mos iu druajtur kohës që i vë në dispozicion Guardiolës për të ideuar një plan për të ndalur skuadrën e tij.

FORMACIONET ZYRTARE

REAL MADRID: Kurtua, Karvahal, Alaba, Rudiger, Kamavinga, Kros, Modriç, Valverde, Rodrigo, Vinicius, Benzema.
Trajner: K. Ançeloti.

MANÇESTER SITI: Ederson, Uoker, Stouns, Dias, Akanzhi, Rodrigo, Gyndogan, De Bryjn, Bernardo Silva, Grilish, Haland.
Trajner: P. Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat