Nuk ka fitues në sfidën e parë Real - Manchester City

Futboll

Nuk ka fitues në sfidën e parë Real - Manchester City

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 maj 2023 Në ora: 20:33 Përditësuar në ora: 22:53 më 09.05.2023
Pamje nga ndeshja

CIty barazon në Madrid

Real Madridi  ka barazuar me rezultat 1:1 me Manchester Cityn, në takimin e parë të gjysmëfinales së Champions League.

Futbollistët e të dy skuadrave dhanë maksimumin, patën rastet por nuk u shënuan më shumë se dy gola.

Për Cityn e trajnerit Pep Guardiola është një rezultat shumë i favorshëm në Madrid karshi kampionit në fuqi të Evropës. 

Në minutën e 14-të, Rodrigo nga rreth 22-23 metra dërgon goditje të fortë e përtokë por portieri i Realit, Courtois, me mund të madh e dëbon topin në korne.

Vinicius Junior një mjeshtër i madh i golit. Ai në minutën e 36-të shtang Manchester Cityn, duke shënuar eurogol nga rreth 20 metra, 1:0.

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 50-të, Benzema kërcënon portën e Manchester Cityt por për fat të tyre topi shkoi mbi portë.

Në minutën e 53-të, Kevin De Bruyne në pozitë ideale por goditjen e ndali portieri i Realit, Courtois.  

Belgu Kevin De Bruyne në minutën e 67-të nga rreth 20 metra ka barazuar rezultatin 1:1. Ai me goditje të fortë e në këndin e poshtëm të djathtë, shënoi dhe shokoi vendasit.

Në minutën e 78' Benzema godet bukur me kokë por edhe më bukur reagon portieri i Cityt, Ederson.

Në minutën e 90-të, zëvendësuesi Tchouameni nga rreth metra godet fuqishëm por Ederson me maje të gishtërinjve shpëton portën e Cityt.

Real – Manchester City 1:1

Stadiumi "Santiago Bernabeu" në Madrid.
Shikues: 63.485.

Gjyqtar: Soares Dias (Portugalia).

Shënues: Vinicius Junior (36') - De Bruyne (67').

Kartona të verdhë: Kroos, Camavinga - Gundogan, Silva.

Reali: Courtois, Carvajal, Rudiger, Alaba, Camavinga, Fede Valverde, Kroos (Tchouameni 84'), Modriç (Nacho 87'), Rodrygo (Asensio 81'), Benzema dhe Vinicius Junior.

Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Ruben Dias, Akanji, Rodrigo, De Bruyne, Gundogan, Bernardo Silva, Haaland dhe Grealish.

Manchester City është në presion

(E plotësuar) - 88' Reali po sulmon.

84' Lojë e madhe nga tlë dy palët.

77' Benzema me kokë godet bukur por edhe më bukur reagon portieri Ederson.

72' Manchester City kërkon të ruajë këtë rezultat.

Real – Manchester City 1:1

Stadiumi "Santiago Bernabeu" në Madrid.
Shikues: 63.485.

Gjyqtar: Soares Dias (Portugalia).

Shënues: Vinicius Junior (36') - De Bruyne (67').

Kartona të verdhë: Kroos, Camavinga - Gundogan, Silva.

Reali: Courtois, Carvajal, Rudiger, Alaba, Camavinga, Fede Valverde, Kroos (Tchouameni 84'), Modriç (Nacho 87'), Rodrygo (Asensio 81'), Benzema dhe Vinicius Junior.

Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Ruben Dias, Akanji, Rodrigo, De Bruyne, Gundogan, Bernardo Silva, Haaland dhe Grealish.

67'  Kevin De Bruyne nga rreth 20 metra ka barazuar rezultatin 1:1

63' Reali shumë i rrezikshëm.

60' Reali po sulmon.

56' Lojë e Hapur.

53' De Bruyne në pozitë ideale por goditjen e ndali portieri Courtois.  

50' Benzema kërcënon portën e Manchester Cityt por për fat të tyre topi shkoi mbi portë.

48' City synon të barazojë.46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

44' Ndeshje e fortë.

41' Manchester City ka iniciativën, Reali epërsinë.

39' Manchester City është në presion.36' Vinicius Junior shtang Manchester Cityn, duke shënuar eurogol nga rreth 20 metra, 1:0.

33' Ndeshje e luftuar.

30' Reali po has në mbrojtje të fortë të rivalit.

27' Reali po kërkon golin.

23' Lojë me ritëm.18' Reali shfaqet i rrezikshëm.

15' Haaland lëshon një mundësi të mirë.

14' Rodrigo nga rreth 22-23 metra dërgon goditje të fortë e përtokë por portieri i Realit, Courtois, me mund të madh e dëbon topin në korne.

10' City po bën presion.

8' Deri me tash nuk ka ndonjë rast.

5' Lojë e hapur.

3' Lojë me kujdes të shtuar.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Real Madrid - Manchester City, publikohen formacionet zyrtare!

Real Madrid - Manchester City, publikohen formacionet zyrtare!

Real Madridi dhe Manchester City do të zhvillojnë sonte ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, me fillim prej orës 21:00.

Derisa kanë mbetur edhe më shumë se një orë deri te fillimi i ndeshjes, tashmë janë zbuluar edhe formacionet e të dy skuadrave.

Real – Manchester City

Reali: Courtois, Carvajal, Rudiger, Alaba, Camavinga, Fede Valverde, Kroos, Modriç, Rodrygo, Benzema dhe Vinicius Junior.
Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Ruben Dias, Akanji, Rodrigo, De Bruyne, Gundogan, Bernardo Silva, Haaland dhe Grealish.

Real Madrid pret sot Manchester Cityt

Real Madrid pret sot Manchester Cityt në një gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve që shumëkush e ka cilësuar si finalja e turneut.

Madrilenët janë fituesit në fuqi dhe ekspertët e kompeticionit, ndërsa anglezët janë ekipi më në formë.

Të dy ekipet që në fillim shiheshin si pretendente kryesore për të fituar trofeun dhe kanë ecur ashtu siç parashikohej deri në kryqëzimin mes tyre, ndoshta një tur para asaj që parashikonin të gjithë.

Siti do të kërkojë hakmarrjen për eliminimin në shtesë në vitin e kaluar, por as kjo nuk ka frikësuar Ançelotin.

Si zakonisht, ai ka publikuar dy orë para sfidës formacionin zyrtar të skuadrës së tij, duke mos iu druajtur kohës që i vë në dispozicion Guardiolës për të ideuar një plan për të ndalur skuadrën e tij.

FORMACIONET ZYRTARE

REAL MADRID: Kurtua, Karvahal, Alaba, Rudiger, Kamavinga, Kros, Modriç, Valverde, Rodrigo, Vinicius, Benzema.
Trajner: K. Ançeloti.

MANÇESTER SITI: Ederson, Uoker, Stouns, Dias, Akanzhi, Rodrigo, Gyndogan, De Bryjn, Bernardo Silva, Grilish, Haland.
Trajner: P. Guardiola.

Real - Manchester City, Benzema apo Haaland?

Ballafaqimi mes Real Madridit dhe Manchester CItyt zhvillohet sonte në orën 21.00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”. 

Cili do të jetë më i fortë? 

Kush do të shënojë, Benzema apo Haaland?

Gjysmëfinalja e parë e Champions League. 

Real – Manchester City

Reali: Courtois, Carvajal, Rudiger, Alaba, Camavinga, Fede Valverde, Kroos, Modriç, Rodrygo, Benzema dhe Vinicius Junior.
Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Ruben Dias, Akanji, Rodrigo, De Bruyne, Gundogan, Bernardo Silva, Haaland dhe Grealish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat