Kahn: 150 milionë për Osimhen? Do të ishte një rrezikim i madh

Futboll

Kahn: 150 milionë për Osimhen? Do të ishte një rrezikim i madh

Më: 10 maj 2023 Në ora: 13:46
Kahn

Kohët e fundit është filluar të diskutohet për merkaton e Bayern Munich, konkretisht në repartin sulmues dhe gjermanët piketuan në fillim sulmuesin nigerian të Napolit, Victor Osimhen.

Gjatë vrojtimit të lojtarit, Bayern mësoi se De Laurentiis kërkon rreth 150-160 milionë euro për kartonin e tij.

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Oliver Kahn, komentoi këto zëra në lidhje me ardhjen e mundshme të Victor Osimhen në Bavari.

“Ta marrim për 150 milionë? Do të ishte një rrezik i madh. Kur flasim për një shifër të tillë, duhet të pyesim veten se cila është garancia që një lojtar jep në këmbim të kaq shumë parave”, është shprehur legjenda gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat