Marash Kumbulla operohet, do të kthehet në vitin 2024

Futboll

Marash Kumbulla operohet, do të kthehet në vitin 2024

Më: 10 maj 2023 Në ora: 14:20
Marash Kumbulla

Një goditje e madhe për vetë lojtarin dhe për Shqipërinë. Marash Kumbulla është dëmtuar rëndë në ndeshjen e fundit të Romës kundër Milanit.

Për shkak të ligamentit, mbrojtësi ka shkuar në operim në ditën e djeshme.

Sipas lajmeve që vijnë nga Italia, lojtari i Kombëtares do të përjetojë një dramë të vërtetë.

Ashtu si në rastin e Armando Brojës, shumë kohë do të kërkohet edhe për Kumbullën që të rikuperohet.

Lojtari duket se ka pak gjasa që të kthehet në fushë para vitit 2024..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat