Partizani nis përgatitjet anti-Tirana

Futboll

Partizani nis përgatitjet anti-Tirana

Më: 10 maj 2023 Në ora: 14:25
Partizani

Partizani zhvilloi ditën e djeshme stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për derbin, duke nisur kështu misionin e madh për ndeshjen e 17 majit, jetike për titullin kampion.

E djeshmja ishte një stërvitje më së shumti e karakterit fizik.

Më pas të gjithë vijuan me një ngrohje të lehtë, përpara se të përfundonin në “dorën” e Kolelës, i cili më së shumti u përpoq të perfeksiononte kombinimet mes lojtarëve dhe daljen sa më të shpejtë në sulm, duke praktikuar edhe një aspekt, që të kuqtë nuk e kanë në lartësinë më të mirë, kundërsulmin.

Më pas trajneri organizoi disa lojëra, duke e ndarë skuadrën në disa grupe. Gjatë gjithë stërvitjes, italiani u mundua t’i linte lojtarët gjithnjë në kontakt me topin, për ta bërë sa më pak të mërzitshme këtë seancë të parë.

Në ditët në vijim “stresi” pritet të rritet gradualisht.

Përveç lojtarëve, Kolela parapëlqen të qëndrojë edhe vetë gjithnjë në kontakt me topin. Në pjesën më të madhe të kohës ai përpiqet të mbajë afër një sferë dhe të argëtohet me të, teksa nuk munguan as xhonglimet me topin, që tregonin për një ish-futbollist cilësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat