Zikaltërit “macja e zezë” e kuqezinjve

Futboll

Zikaltërit “macja e zezë” e kuqezinjve

Më: 10 maj 2023 Në ora: 14:28
Logo e Milanit dhe Interit

Për herë të parë në historinë e tyre, Milani dhe Interi do të përballen pesë herë në një sezon të vetëm.

Për momentin, bilanci në këtë sezon mes dy skuadrave anon në favor të zikaltërve, falë dy fitoreve kundrejt një të kuqezinjve.

Kjo është gjithashtu hera e dytë në historinë e Champions League ku dy ekipe italiane takohen në gjysmëfinale, e cila kishte ndodhur më parë vetëm në sezonin 2002/2003. I vetmi rast në të cilin dy skuadra nga i njëjti vend janë përballur në gjysmëfinalet e Champions League gjatë 10 sezonove të fundit daton në 2016/2017, me Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Kjo është hera e pestë që Milan do të përballet me një kundërshtar italian në Champions League, në katër të mëparshmet ka fituar raundin ose trofeun.

Konkretisht, Milani është i pamposhtur kundër Interit në Champions League, falë dy barazimeve dhe dy fitoreve, njëra prej të cilave u fitua në tavolinë.

Interi ka shënuar vetëm një gol deri më tani në Champions League kundër Milanit, me Obafemi Martins në 13 maj 2003.

Milan-Inter është gjithashtu përballja mes dy skuadrave të fundit italiane që kanë fituar Champions League. Interi në 2010 dhe Milani në 2007, në përgjithësi, 10 nga 12 trofetë e fituar nga skuadrat italiane, Milani shtatë dhe Interi tre.

Në përgjithësi janë 235 ndeshje zyrtare mes Milanit dhe Interit, ku zikaltërit kanë arritur 87 fitore, kundrejt 79 të Milanit dhe 69 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Milani do të përpiqet të kalojë në një raund eliminator kudnër Interit për herë të parë nën drejtimin e Piolit. Në tre përballjet më të fundit jashtë Serie A, kuqezinjtë gjithashtu nuk kanë arritur të shënojnë një gol të vetëm, kundrejt gjashtë të pësuarve.

Në 14 derbit e fundit të Milanos, Interi ka arritur nëntë fitore kundër tre të Milanit, në katër nga pesë ndeshjet më të fundit, zikaltërit kanë mbajtur portën e pastër.

Hera e fundit që Milan humbi një ndeshje në të gjitha kompeticionet pasi kishte udhëhequr me dy gola në pjesën e parë ishte kundër Interit në Serie A, më 9 shkurt 2020.

Rezultati më i shpeshtë në ndeshjet ndërmjet Interit dhe Milanit është 1-1, finalja e 33 ndeshjeve duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet, ndër këto një nga dy ndeshjet gjysmëfinale të Champions League 2002/2003.

Golashënuesi aktual më i mirë në derbi është Ibrahimovic, ndërsa i pari nga të gjithë shënuesit ëhstë Shevchenko me 14 gola.

Lautaro Martinez ka shënuar shtatë gola kudnër Milanit në 12 ndeshje në të gjitha kompeticionet, asnjë lojtar nuk ka shënuar kaq shumë gola kundër kuqezinjve që nga viti 2018/2019 deri më sot. Për më tepër, argjentinasi është golashënuesi i dytë më i mirë i huaj në historinë e Interit në derbin e Milanos pas Stefano Nyers me 11 gola.

Trajneri që ka më shumë aktivizime në derbit e Milanos është Helenio Herrera me 20 ndeshje, ndërsa ai që ka më shumë suksese është Ancelotti, me 10 ndeshje të fituara.

Në sfidën e radhës, Pilo mund të kalojë roberto Mancinin mes trajnerëve me më shumë paraqitje në derbit e Milanos, me Interin dikur dhe tashmë me Milanin.

Pioli ishte trajneri i Interit midis viteve 2017 dhe 2017. Në 27 ndeshje në krye të zikaltërve, 14 fitore, tre barazime dhe 10 humbje.

Skuadrat e drejtuara nga Simone Inzaghi nuk kanë pësuar ende një gol kundër Milanit në ndeshjet e luajtura jashtë Serie A dhe vetëm një herë nuk kanë arritur të përparojnë apo të fitojnë trofeun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat