Grealish paralajmëron një City të pandalshëm ndaj Realit në ndeshjen e dytë

Futboll

Grealish paralajmëron një City të pandalshëm ndaj Realit në ndeshjen e dytë

Më: 10 maj 2023 Në ora: 15:24
Grealish

Manchester City do të jetë i pandalshëm në shtëpi kundër Real Madridit, ka thënë Jack Grealish. 

Ndeshja e parë në "Santiago Bernabeu" të martën është mbyllur me barazim 1-1. 

Reprezentuesi anglez ka thënë se skuadra ka mësuar shumë qëkur u eliminuan nga Reali në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

"Mendoj se ishte një rezultat i drejtë. Ata patën shanset e tyre, ne patëm disa. Ne kemi një ekip të ri këtë vit", ka thënë Grelish. "Në Etihad, ne ndihemi të pandalshëm"..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat