Mediumi zviceran befason për Granit Xhakën 

Futboll

Mediumi zviceran befason për Granit Xhakën 

Nga: K.G. Më: 10 maj 2023 Në ora: 23:33
Leonita me Granit Xhakën

Granit Xhaka me bashkëshorten Leonita do të kthehen së shpejti në Gjermani?, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

Xabi Alonso dëshiron të sjellë Granit Xhakën në Leverkusen. 

Klubi aktual i kapitenit të kombëtares, Arsenali, thuhet se është i hapur për një transferim. 

Londinezët kërkojnë 15 milionë euro për mesfushorin e tyre. 

Flitet se mund të ketë edhe një marrëveshje shkëmbimi, pasi që Arsenali raportohet se është i interesuar për anësorin Moussa Diaby.

Sipas “kicker”, Leonita Xhaka, bashkëshortja e Xhakës, dëshiron të kthehet në vendlindjen e saj në Rheinland. 

“Të dy u takuan dhe u dashuruan gjatë kohës së yllit të kombëtares që ishte në Mönchengladbach.

Mirëpo, është e mundur që familja Xhaka të qëndrojë në Londër për një periudhë më të gjatë.

Graniti aktualisht po shijon periudhën e tij më të suksesshme në Arsenal që nga debutimi i tij për këtë ekip kundër Liverpoolit më 14 gusht të vitit 2016.

Xhaka ka ende kontratë deri në vitin 2024.

Duket se ka pasur bisedime për ta zgjatur kontratën edhe për një vit”, transmeton mediumi zviceran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat