Iljazi kthehet në portë pas një kohe të gjatë kundër Makedonija GJP

Futboll

Iljazi kthehet në portë pas një kohe të gjatë kundër Makedonija GJP

Më: 11 maj 2023 Në ora: 11:36
Iljazi

FC Shkupi dje mposhti Makedonija GJP me rezultt 3-0, në ndeshjen e javës së 32-të të Ligës së Parë.

Pas një kohe të gjatë në portën e cairasve startoi Artan Iljazi.

Kumanovari 24-vjeçar mori besimin e trajnerit pasi portieri Kristijan Naumovski  u transferua jashtë vendit.

“Po, siç dihet unë nuk kam pasur minutazh të shumtë te FC Shkupi, por përkundër kësaj jam stërvitur maksimalishtë për të mbajtur vetën në formë.

Rikthimi i djeshëm normalisht që s’ishte i lehtë, sepse pa ndeshje është vështirë të ruash koncentrimin 90 minuta.

Unë dje ia dola mbrojta tërë ndeshjen, isha i përqendruar në lojë maksimalisht, duke e bërë punën time, pa pranuar gol.

Ndjenja është e mirë”, deklaroi portieri i talentuar Iljazi.

Ndeshja e fundit e tij e fundit në fanellën e FC Shkupi kishte qenë ajo për çerekfinalen e kupës (9 nëntor 2022, e ndëprerë) kundër Shkëndijës në Çair.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat