Ish-presidenti i Interit e pranon, Massimo Moratti: Ndoshta unë do ta kisha shkarkuar Inzaghin

Futboll

Ish-presidenti i Interit e pranon, Massimo Moratti: Ndoshta unë do ta kisha shkarkuar Inzaghin

Më: 11 maj 2023 Në ora: 11:55
Massimo Moratti

Shumë kritika ka për Inzaghin dhe në media vazhdon të përflitet largimi i tij, pavarësisht se zikaltërit kanë mbërritur në gjysmëfinalen e Champions League.

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, e ka pranuar se do ta shkarkonte Inzaghin nëse do të ishte në dorën e tij.

“Ndoshta unë do ta kisha larguar Inzagin. Por e vlerësoj për faktin se dinte si qëndrohej në det pa u mbytur.

Mbeti i kthjellët, pavarësisht se kishte shumë kritika dhe unë jam mes tyre.

Ka treguar se ka karakterin e duhur për të qenë në një vend si Interi”, tha Morati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat