Përcaktohen çerekfinalistet për titullin kampion & finalet për dy kupat

Futboll

Përcaktohen çerekfinalistet për titullin kampion & finalet për dy kupat

Më: 11 maj 2023 Në ora: 13:39
Pamje nga një ndeshje

Kampionati i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League” në kryeqytet, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, është futur në fazën e nxehtë të play-off teksa po konfigurohen ekipet pretendente për titullin kampion dhe për dy trofetë e tjera, Kupa Kategoria e Dytë dhe Kupa Oktapus.

Në play-off-in e skuadrave që garojnë për titullin kampion ose siç quhet ndryshe “Kupa e Kampionit” janë luajtur tetë ndeshjet që kanë përcaktuar edhe çiftet çerekfinaliste të këtij edicioni. ATS mundi Antigonean me rezultatin 2-0 dhe do të përballet në fazën tjetër me FC Dussel, që arriti mposhtë Friends Team vetëm në shtesë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 0-0.

U desh koha shtesë edhe në ndeshjen Prestige – IMMI për të përcaktuar ekipin fitues me Prestige që arriti të kualifikohet për në çerekfinale me fitoren e ngushtë 1-0 dhe përballë do të ketë Novan.

Kjo e fundit u mund nga Roamel në shtesë, por Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF me vemdimin e datës 8.52023 ia dha ndeshjen në tavolinë 3-0 Novës, pasi Roamel kishte aktivizuar një lojtar që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin FSHF Sunday League.

Dajti eliminoi MD pas fitores 5-1 dhe gjen në turin tjetër Vila L, që gjithashtu fitoi bindshëm në shifrat 3-0 ndaj Al Ar. Kastriotët triumfuan pas penalltive ndaj Panthers Shkodër dhe do të sfidojnë në çerekfinale KKD, që u kualifikua pas suksesit 1-0 ndaj Hidro Alfa.

Ndeshjet e ardhshme të këtij grupi, që do të përcaktojnë edhe kampionen e këtij edicioni në FSHF Sunday League Albania, do të luhen ditën e enjte dhe të premte në fushën e Shtëpisë së Futbollit.

Sakaq, janë luajtur edhe ndeshjet për dy grupet e tjera që garojnë për dy trofe, teksa Elso ka siguruar finalen e kupës Kategoria e Dytë dhe do të përballet me Oktapus, që mundi Coca Cola Tepelenan me rezultatin 1-0.

Është përcaktuar finalja edhe për Kupën Oktapus me finalistë që do të jenë Ferraj dhe Jata Market në ndeshjen që do të luhet të premten. Më poshtë edhe kalendarin me rezultatet e ndeshjeve të fazës play-off dhe sfidave që do të luhen këtë javë në FSHf Sunday League Albania, që po i drejtohet fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat