Messi gjithnjë e më pranë largimit nga PSG

Futboll

Messi gjithnjë e më pranë largimit nga PSG

Më: 11 maj 2023 Në ora: 14:27
Messi

Situata e Messit me PSG është agravuar kohët e fundit. Pas udhëtimit të tij drejt Arabisë të paautorizuar nga klubi, ka ndezur gjakrat mes tyre.

Javën e kaluar shumë tifozë protestuan dhe kërkuan largimin e argjentinasit dhe duket sikur klubi ka rënë dakord për këtë gjë.

Marrëdhëniet mes dy palëve janë në gjendjen më të keqe dhe Leo Messi tani është në kërkim të fazës tjetër të karrierës së tij.

Al Hilal është një ndër më të interesuarit për Messin, por ende nuk ka një panoramë të qartë se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat