Presidenti i Burnleyt e krahason Kompanyn me një femër të bukur

Futboll

Presidenti i Burnleyt e krahason Kompanyn me një femër të bukur

Më: 11 maj 2023 Në ora: 17:27
Vincent Kompany dhe Alan Pace

Vincent Kompany në sezonin e tij të parë si trajner i Burnleyt arriti t’i siguroj skuadrës së tij titullin e kampionit të Championship, si dhe promovimin në Premier Ligë.

Ky sukses ka alarmuar disa nga skuadrat e elitës së kampionatit anglez, ndër to edhe Tottenhamin që momentalisht ka Ryan Mason si trajner të përkohshëm, pas shkarkimit të Antonio Contes.

Interesimi për ta rrëmbyer Kompanyn nga Burnley nuk është sekret, ndërsa presidenti i Burnleyt Alan Pace, ka treguar se si është ta ketë trajner legjendën e Manchester Cityt.

Pace e krahasoi Kompanyn me një femër të bukur.

“Është sikur që je duke kaluar me vajzën më të bukur në qytet dhe ta dish që ka zero shanse që ajo do të martohet me ty, dhe gjithkush tjetër dëshiron të martohet me të”, tha Pace.

“Pra, sa kohë mund të dilni me të, sa kohë mund të qëndroni bashkë. Shpresoj të jetë për një kohë shumë të gjatë. Por varet nga ajo”, tha më tej Pace.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat