Federata Italiane nuk dënon gjyqtarin e Serisë A

Futboll

Federata Italiane nuk dënon gjyqtarin e Serisë A

Më: 11 maj 2023 Në ora: 19:04
Pamje nga ndeshja

Gjyqtari Marko Serra vështirë se do të kthehet të drejtojë së shpejti në Serinë A.

Por të paktën ai i ka shpëtuar një dënimi “zyrtar” nga Federata Italiane si pasojë e përplasjes së tij me Zhoze Murinjon.

Serra ishte gjyqtari i katërt në ndeshjen mes Kremonezes dhe Romës kur pat një përplasje verbale me Zhoze Murinjon.

Trajneri portugez po protestonte te ai për një faull ndaj Marash Kumbullës, por gjyqtari i katërt iu kthye me disa fraza që tërbuan teknikun e Romës.

Ky i fundit u dënua me karton të kuq dhe u pezullua dy ndeshje, ndërsa insistoi se gjyqtari e kishte fyer. Për Serrën u hap një hetim pasi u konstatua se ai kishte thënë “ik në shtëpi se po tallin b*** me ty”.

Megjithatë, Gjykata Disiplinore e Federatës Italiane, sot e ka cilësuar të “papranueshëm” hapjen e  çështjes disiplinor ndaj gjyqtarit. Me fjalë të terja, ajo ka vlerësuar se nuk ka autoritetin e nevojshëm për të dhënë një dënim ndaj tij, duke ia kaluar kësisoj çdo ndëshkim të mundshëm Komitetit Teknik të Gjyqtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat