Mourinho me fjalë të mëdha për talentin Bove

Futboll

Mourinho me fjalë të mëdha për talentin Bove

Më: 12 maj 2023 Në ora: 14:28
Mourinho

Roma triumfoi 1:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa Leagues përballë Levekusenit me gol të të riut Bove, rezultat që i jep një lloj epërsie skuadrës verdhekuqe në ndeshjen e kthimit.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, rezervoi fjalët më të mira për ekipin e tij.

“Merita është e djemve, për këtë mentalitet dhe dëshirë që kanë. Ata kanë një ndjenjë të lartë përgjegjësie për të bërë gjithçka dhe për të lumturuar tifozët.

Para ndeshjes, ne patëm momente të shkëlqyera, njerëzit në rrugë na treguan aq shumë mbështetje. Edhe një person si unë përfshihet emocionaisht, djemtë dhanë një përgjigje të madhe”, deklaroi pas ndeshjes trajneri portugez.

“Nuk ishte një sfidë e lehtë, nga pikëpamja mendore ishte e vështirë. Të luash kundër Leverkusenit dhe të qëndrosh i fokusuar nuk është e lehtë. Ishte emocionalisht e vështirë,” vijoi luzitani, duke vlerësuar autorin e golit të vetëm të ndeshjes:

“Ai ka të gjithë familjen pas tij, ka më shumë se Mourinho, sepse është i sjellshëm, stërvitet në mënyrë të përkryer dhe është i zgjuar. Bove duket si një profesionist 30-vjeçar (është vetëm 20 vjeç), vitin e kaluar luajti disa minuta dhe këtë vit është rritur shumë. Unë bëra punën time, e ndihmova të rritet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat