Klopp: Liverpooli është tërheqës edhe pa Ligën e Kampionëve

Futboll

Klopp: Liverpooli është tërheqës edhe pa Ligën e Kampionëve

Më: 12 maj 2023 Në ora: 14:55
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka deklaruar se edhe nëse nuk kualifikohen për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, do të jenë tërheqës për lojtarët gjatë afatit kalimtar të verës të transferimeve.

Megjithatë, Klopp vuri në dukje se do të jetë e vështirë të sigurojë disa lojtarë pa plasman në Ligën e Kampionëve.

“Ne nuk mund të garantojmë Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm, por gjithçka tjetër është e njëjtë. Është një klub fantastik”, u shpreh Klopp.

“Ne jemi Liverpool, shumë tërheqës për shumë lojtarë. Unë nuk jam i shqetësuar. Sigurisht, është më e vështirë pa UCL”.

Ndërkohë, Liverpooli aktualisht renditet në pozitën e pestë me 62 pikë, pas 35 ndeshjeve, një pikë larg Manchester Unitedit, që është në pozitën e katërt, por që ka një ndeshje më pak të zhvillua

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat