De Laurentiis kërkon të ndryshojë Serinë A

Futboll

De Laurentiis kërkon të ndryshojë Serinë A

Më: 12 maj 2023 Në ora: 15:02
De Laurentiis

“Pse të luajmë në dimër me borë, shi, breshër?”.

Kjo është pyetja që i ka bërë vetes presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis dhe së cilës është munduar t’i japë një përgjigje. I intervistuar nga La Repubblica, kampioni i freskët i Italisë shpjegoi idenë e tij për të ardhmen.

“Nuk mund të fillojnë në të gjithë Europën në prill? Nuk është shaka 1 prilli, por domosdoshmëri.

Në 7 muajt deri në tetor mund të luheshin kampionate kombëtare dhe kupa europiane.

“Nga nëntori deri në mars kanë mbetur edhe pesë muaj që lojtarët të pushojnë, të grumbullohen, të luajnë për ekipet kombëtare”.

Duke folur për Napolin e tij: “A jam i sigurt se mund t’i mbaj të gjithë emrat e mëdhenj vitin e ardhshëm? Jo vetëm kaq: do të doja të shtoja më shumë. Do të doja të kisha një amerikan, sepse në Amerikë, edhe nëse kmpionati vlen pak, ka lojtarë të mëdhenj që shkëlqejnë në kombëtare.

“Edhe një japonez, duke pasur tashmë një korean, duke qenë se ka një zhvillim të madh të futbollit tonë në Lindje dhe duhet menduar për të ardhurat. Por unë nuk do të doja të largoja asnjë nga lojtarët tanë”.

Për trajnerin: “Spalletti është një lider, një tregimtar i madh: të gjithë duhet ta studiojnë atë, gjithmonë ka diçka për të mësuar prej tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat