Tevez: PSG-ja nuk mund të trajtojë një lojtar në atë mënyrë

Futboll

Tevez: PSG-ja nuk mund të trajtojë një lojtar në atë mënyrë

Më: 12 maj 2023 Në ora: 15:54
Tevez e Messi

Ish-sulmuesi Carlos Tevez ka kritikuar ashpër sjelljen e PSG-së ndaj Lionel Messit. Argjentinasi ka deklaruar se ata duhet ti kërkojnë falje kampionit të Botës, dhe jo ai klubit.

“Qoftë për shkak të Kupës së Botës apo diçka tjetër, PSG nuk mund të trajtojë një lojtar në atë mënyrë.

Mund të themi një mijë gjëra për një klub që nuk u kujdes për të që në momentin e parë të mbërritjes, sepse kështu ndodhi.

Nëse do të më thoshin, duke qenë kampion bote, se duhet të kërkoja falje që udhëtova jashtë vendit, atëherë do të shkoja në Rosario për të pirë.

Ata duhej të më kërkonin falje, por Messi e vendos klubin përpara gjithçkaje.

I heq kapelën”, përfundoi Tevez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat